Telegrafi

Kadastra e Maqedonisë do të vlerësojë banesat dhe shtëpitë

Në vitin e ardhshëm Kadastra do të bëjë vlerësim masovik të të gjitha patundshmërive në komunat Sveti Nikollë, Zelenikovë, Gostivar dhe Kisella Vodë, si pilot komuna për vendosjen e sistemit të vlerësimit masiv, me të cilën çdo patundshmëri në vend do të fitojë vlerën e tregut, informon Sllavçe Trpevski, drejtori i Kadastrës, njofton gazeta Koha.

Të dhënat të cilat do të mblidhen duhet të ofrojnë vlerë transparente të të gjitha llojeve të patundshmërive, prona banesore, hapësira për zyra, toka bujqësore, toka ndërtimore, infrastruktura, e cila duhet të mundësojë përdorim më e thjeshtë për qytetarët, biznes sektorin dhe investitorët. Për vendosje të sistemit për vlerësim masiv Kadastra formon sektor të veçantë për vlerësim.

Rënie të lehtë e çmimeve të patundshmërive për shkak të rritjes të aktivitetit ndërtimor, ndërsa rënie e dukshme e kërkesës të banesave, pret Agjencia për Kadastër të patundshmërive në periudhën në vazhdim nëse kushtet në treg mbesin të njëjta për një kohë të gjatë. Drejtori Trpevski, duke prezantuar raportin e Regjistrit të çmimeve dhe qirave për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, vlerësoi se çmimet në tregun e patundshmërive janë stabile me ulje të lehtë në disa komuna si reaksion i mbushjes së tregut me ndërtesa të reja.

Momentalisht në tregun e patundshmërive të lirë për shitje janë 11.000 banesa, nga të cilat 2.800 të ndërtuara. Numri i ndërtimeve të reja dhe i banesave në ndërtim, gjegjësisht oferta e banesave në treg sipas Trpeski, momentalisht e përmbush kërkesën e banesave dhe ka rezervë të mjaftueshme të banesave të cilat janë në ndërtim nëse kërkesa rritet.