Kadastra e Maqedonisë më herët lëshoi në përdorim softuerin e ri nëpërmjet të cilit qytetarët dhe subjektet juridike do të munden të përditësojnë informacionet rreth pasurive të patundshme në formë elektronike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Me këtë risi Kadastra e Maqedonisë mëtonte të ju kursej kohë dhe para qytetarëve dhe subjekteve për të ju mundësuar që të njejtit të përdorin ueb faqen e tyre për të përditësuar informacione edhe në formë online.
Ndërkohë, nga Kadastra e Maqedonisë thotë se janë përditësuar informacione të cilat nuk përkojnë me informacionet të cilat janë të dokumentuara dhe për këtë drejtori i këtij institucioni, Slavçe Trpeski thotë se informacionet e njejta do të krahasohen me ato informacione që janë në dokumente.
Trpeski premton se në vitin 2017 i njejti sistem do të përditësohet edhe për elemente shtesë./Telegrafi/