Nga nesër e deri më 2 shkurt të vitit të ardhshëm, Agjencia për kadastër dhe patundshmëri e Maqedonisë (AKPM) organizon ciklin e ri të ”Ditët e hapura”, për zgjidhjen e paqartësive dhe problemeve që lidhen me punën e kadastrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kësaj radhe, përveç qytetarëve, për herë të parë do të mund të marrin pjesë edhe firma private gjeodezike dhe kompani.
Dita që u kushtohet kompanive do të shfrytëzohet për trajnime, konustime dhe zgjidhje të çështjeve më të ndërlikuara të punës së tanishme.
”Ditët e hapura” fillojnë nesër për qytetarët dhe pasnesër për sektorin afarist dhe për firmat private gjeodezike në Veles dhe Shtip, pastaj vazhdohet me 12 dhe 13 tetor, për Ohër dhe Strugë.
Për banorët e Gazi Babës, Kisella Vodeës, Petrovecit, aktiviteti do të zgjatë nga 17 e deri më 21 tetor./Telegrafi/