Pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Fatos Arapi, ka reaguar me një ngushëllim të tijin edhe shkrimtari Ismail Kadare.
“Pas ikjes së Dritero Agollit, letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit. Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI. Dëshmia e tij artistike do te jetë e veçante dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe”, ka thënë Kadare. /Dita/