Telegrafi

Kadare në finalen “Angelus”

Menjëherë pas vendimit të jurisë, lajmin e mirë e përcolli Dorota Horodyska, përkthyesja e veprës. Më 1 dhjetor shpallet vepra më e mirë letrare e ardhur nga ndonjë vend i Evropës Qendrore dhe Lindore dhe deri tani sfidën e kanë përballuar letërsitë e autorëve nga Austria, Polonia, Bjellorusia, Kroacia dhe Hungaria me nobelistin Imre Kertesh.

Në ceremoninë e finales së edicionit të dytë që mbahet në qytetin Wroclaw ku më 2005 u themelua çmimi “Angelus”, fituesi merr shpërblimin 37.500 euro dhe një statuetë.

“Angelus”. Çmimi për Letërsinë e Evropës Qendrore (çmimi më i rëndësishëm në fushën e prozës të përkthyer në gjuhën polake), financohet nga Ministria polake e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare dhe nga e përditshmja polake Dziennik. /shekulli/