Telegrafi

Kadare: Letërsia armë rezistuese

Kadare aty flet për lidhjen e letërsisë me shpirtëroren, temë e cila do të jetë në qendër të një debati pesëditor në Torino, ku marrin pjesë filozofë, shkrimtarë e klerikë nga e gjithë bota, njofton “Shekulli”.

Padyshim shkrimtari më i njohur shqiptar, flet për Danten, Solzhenicinin, por edhe për disidencën, për konceptin e tij mbi të dhe sa e pranishme ka qenë ajo në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës.

“Disidenca është e nderuar, më së shumti nën hijen e regjimeve mizore si ato komuniste, apo fashiste. Por për mua, disidenca e vërtetë është një reagim publik e konkret kundër pushtetit”, vazhdon Kadare, duke shtuar se në diktatura si ajo ruse, apo shqiptare, disidenca ishte e dënueshme.

“Por edhe pa qenë disident, mund të jesh në fakt rezistues me armët e letërsisë, siç është rasti i letërsisë më të mirë ruse të shekullit XX. Ajo që shkatërronte në mënyrë të fshehtë gjumin e qetë të konformizmit të shumë njerëzve të thjeshtë”, përfundon Kadare.