Nga Gjirokastra ku ka vizituar shtëpinë e lindjes tashmë të shndërruar në muze, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, vlerësoi se klasa politike në Shqipëri duhet t’i përgjigjet kërkesave të popullit, duke e kryer procesin e dekriminalizimit.
Kadare e vlerëson dekriminalizimin një proces jetësor për Shqipërinë dhe dështimi i tij për shkrimtarin do të ishte i papranueshëm.
“Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po të detyrojë klasën politike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është nje provë, por është e detyrueshme të kryhet”, ka thënë Kadare.