Telegrafi

Kadare e shokuar dhe pikëlluar nga vdekja e ambasadorit rus

Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare, ka shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e ambasadorit të Rusisë në këtë organizatë, Vitaly Churkin.

“E shokuar dhe e pikëlluar nga vdekja e papritur e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Kadare në llogarinë e saj në Twitter.

Pikëllimin për vdekjen e ambasadorit rus, i njohur si kundërshtar i patundur i Kosovës, e ka shprehur edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili ka shpërndarë ‘cicërimën’ e vajzës së shkrimtarit Ismail Kadare në llogarinë e tij të Twitter-it.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Churkin, gjatë muajit gusht të vitit të kaluar kishte deklaruar se “Kosova është qendër e trajnimit të terroristëve islamik”.

Churkin vdiq të hënën në moshën 64-vjeçare në New York të Amerikës.