Site icon Telegrafi

Kadare dhe çmimi Nobel

Është gjë e shenjtë për një komb t’i mbaj në djepin e vlerave të kombit personalitetet mbikohore të tij, duke i dhënë jo vetëm hapësirën e natyrshme të ngrohët të mbështetjes së madhe dhe përkrahjes së pakursyer që këto personalitete të ndriçojnë botën e brendshme shqiptare, por edhe t’i bëjë së bashku me vlera e tjera të civilizimit evropian dritë e botës në përgjithësi.

Nuk është gjë e lehët të jesh një vlerë e kombit, sidomos një vlerë që i bënë dritë kombit. Kjo për faktin se sfidat, pastaj gurët dhe njollat që errësira mundohet të hedh në dinjitetin e këtyre personaliteteve si vlerë, janë të shpeshta që kanë si qëllim pengimin e tyre t’i bëjnë dritë botës shqiptare dhe njëkohësisht edhe jashtë saj – pra në botën e civilizuar.

Duhet ditur se personalitetet si vlera janë gjithmonë të gatshëm për të qenë në shërbim të dobishmërisë së një kombi, madje ata e fisnikërojnë atë. Vlerat rrënjësore të kombit janë modeste, larg ankthit të kohës dhe dobësisë. Ata janë vlera të arta që në çdo kohë rreziqesh dalin si drita që pushton terrin dhe kështu ata tregojnë rrugën e shpëtimit të kombin nga degjenerimi, rrokullisja e mbrapsht dhe çoroditja. Thjeshtë ata janë roje të përjetshme që qëndrojnë te dera e kombit, ndërsa në botë janë të njohura si vlera të përbashkëta të civilizimit tonë. Janë pikërisht vlerat si personalitete mbikohore që nuk e lënë të kënaqet në shtratin e keq ideologjik kombin as nuk e lënë të kënaqet me shtrembërimet e imazhit të saj dhe dhjamosjen.

Vlerat si personalitete rrënjësore janë kryevepra e kombit. Ata jo vetëm na prezantojnë qenien tonë dhe imazhin tonë në botë, por edhe tregojnë aromën e mirë dhe të ëmbël të kombit në botën e civilizuar dhe kështu bëhen aroma e mirë dhe e ëmbël e përbashkët e botës në përgjithësi.

Kështu që shkrimtari i ynë i njohur, i kombit shqiptar, Ismail Kadare, është një nga personalitetet dhe vlerat e kombit tonë. Ai ka hyrë në kolonën e personaliteteve të kombit shqiptar dhe është bërë një nga shkrimtarët që ka shpërthyer fuqishëm me talentin e tij dhe krijimtarinë si një rreze dritë në djepin e përbashkët të letërsisë evropiane dhe civilizimit në tërësi.

Veprat e tij krijuese, si një shkrimtar aktiv, tanimë janë prezent pothuajse në të gjitha vendet e Evropës dhe botës demokratike. Ai ka depërtuar kështu si një vlerë e kombit shqiptar e që bota më e njeh edhe si vlerë e saj e përbashkët e kulturës dhe letërsisë. Ne si komb jo vetëm se duhet përkrah, inkurajuar, por duhet edhe mbështetur fuqishëm që kjo vlerë krijuese e kombit të hyjë edhe në kolonën e njerëzve gjurmëlënës të cilat në bazë të punës, krijimtarisë së tyre, kanë marrë edhe çmimin Nobel si tregues i përbashkët i vlerave të civilizimit në tërësi dhe rrënjëve të shpirtit kulturor e kombëtar.

Individë të caktuar dhe klane të ndryshme nuk do të mund ta ndalin ecjen e tij drejt kulmit të krijimtarisë së tij si një shkrimtar, as të ndaljes apo bllokimit të marrjes së çmimit Nobel për letërsi. Antivlerat nuk kanë asnjë mjet, as fuqi, as rrugë për ta dëmtuar atë si shkrimtar në këtë rrugëtim, sepse klanet dhe individët që dëmtojnë kombin duke hedhur njollat e tyre ideologjike nuk do të arrijnë që atë ta dëmtojnë në asnjë mënyrë. Sepse, nuk kanë fuqi. Vlera ka fuqi, është dritë, terri zhduket para saj, prandaj drita e vlerave të kombit tonë është vetë triumfi. Por, jo vetëm kaq: ai si vlerë dhe personalitet e shkrimtar ndërkombëtarisht i njohur së shpejti do t’i bashkohet kolonës së personaliteteve si vlera të botës brenda familjes së nobelistëve.

Kombi ynë jo vetëm duhet mbështetur fuqishëm në këtë rrugëtim shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, por do të duhet edhe më duartrokitje të madhe kombëtare ta përkrahim në ngjitjen e tij drejt majës së krijimtarisë letrare si një shkrimtar dhe të marrjes së çmimit Nobel. Ai është i përkthyer në disa gjuhë evropiane dhe botërore, ai tanimë është shkrimtar evropian dhe botëror, ai është një ndër apostujt e letërsisë së kombit shqiptar, ai po ashtu është ambasador i denjë i kulturës me të cilën në prezantohemi si vlerë kulturore evropiane në familjen e letërsisë dhe kulturës evropiane dhe botërore.

Ai ka bërë një famë të shëndoshë që ka përfituar një armatë (ndjekës, lexuesish) të mirë pas vetes. Ai është bërë zëri i kulturës dhe letërsisë së kombit, faqja me kuptueshme e krijimtarisë së tij në botën e civilizuar. Ai tani është personalitet që admirohet dhe lexohet në botën e dijes dhe demokratike. Unë besoj se edhe përkundër sfidave dhe hedhjes së gurëve nga individët, klanet etj. Ismail Kadare ka durimin si virtyt se do të dal triumfues në majën e krijimtarisë së tij letrare kombëtare dhe asaj evropiane – së bashku me krijues tjerë të kësaj familje si vlerë.

Bota ka nevojë për krijesa të pasura, për njerëz dhe vlera fisnike që i dhanë gëzim dhe formë tryezës së përbashkët të saj për të dal si një familje e vlerave që botës i bëhet mantel dinjiteti dhe mburoje nga gjembat e antivlerave dhe mohuesve të idealeve të shëndosha dhe iluministe të botës. Shqiptaret si komb kanë nevojë për Kadarenë, ndërsa bota është e etur për krijimtarinë dhe vlerat si ai dhe pret t’i bashkohet familjes së vlerave krijuese në botën demokratike dhe civilizuese. Nobeli për Kadarenë është Nobel për kombin shqiptar, është vlera që ne ia japim kësaj familje të përbashkët dhe që ajo na e dhuron ne krenarin me vete.

Exit mobile version