Telegrafi

Kadaj-Bujupi thotë se Evropë po kërkojnë që populli i Kosovës të jetë më i bashkuar se kurrë!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është momenti i fundit që të fuqizohemi si komb.

“Kjo është mënyra e vetme që të mbijetojmë dhe të kemi një ushtri që të mbrojmë kufijtë edhe historikisht pretendimet e Serbisë”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për pllakatin që ajo bashkë me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur rreth vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi ku shkruan, “Mirë se vini në Kosovë:.

“Duhet të jemi një komb i fuqishëm dhe kjo është arsyeja se pse pllaka e ka stemën e Kosovës dhe konsiderojmë që kufijtë më së miri mund të ruhen nën flamurin kombëtar. Flamuri i Kosovës e ka vendin e vet po ai kombëtar nuk i pengon askujt”, shtoi ajo.

Kadaj-Bujupi ka thënë se gjithçka që po ndodhë në rajon dhe Evropë kërkojnë që populli i Kosovës të jetë më i bashkuar se kurrë.

“Flamuri dhe stema e Kosovës e kanë vendin e vet, mirëpo flamuri kombëtar e përfaqëson kombin, nuk konsiderohet që flamuri kombëtar paraqet ndonjë pengesë dhe është roja më e mirë”, tha Kadaj-Bujupi.