Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar pas fjalimit të deputetit Anton Çuni, i cili akuzoi PDK-në që e ka lënë koalicionin qeveritar në gjysmë të rrugës.
Kadaj në një status në profilin e saj në Facebook ka shkruar se Çuni për t’i bindur se e ka vërtet seriozisht atë që e flet, është dashur të nënshkruaj para tri vitesh për të hetuar organizatën SHIK.
“Për me na bindë Anton Quni se e ka seriozisht kritikën ndaj SHIK-ut është dashur ta japë nënshkrimin për hetim ndaj kësaj organizate. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka 3 vjet që po e pret këtë nënshkrimin. Fjalët shumë të sakta, Anton Quni, por mungesa e nënshkrimit tënd vonoi këtë hetim kaq të nevojshëm! Pse?!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.