Gjyqtari Beqir Kalludra ka urdhëruar që deputetja Donika Kadaj-Bujupi të largohet nga seanca për shkak të pyetjeve ndaj dëshmitarit Nuredin Ibishi.
Ajo i tha dëshmitarit Ibishi se ka marrë dekoratë në kohën kur ka qenë polic i njësisë sepciale kur janë torturuar shqiptarët.
Nuredin Ibishi deri në vitin 1990 ka qenë polic i MPB të ish-Jugosllavisë.
Ai mandatin e kaluar ka qenë deputet nga radhët e LDK-së ndërsa gjatë kohës së luftës ka qenë komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.
Katër deputetët e VV-së Donika Kadaj-Bujupi, Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës./KP/