Site icon Telegrafi

Kadaj-Bujupi: Koalicioni PDK-LDK nuk po arrin ta shtrijë sovranitetin as deri në Mitrovicë

Deputetja e re e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi ka folur rreth premtimeve që i kanë bërë koalicioni PDK- LDK.

Ajo e ka quajtur Hashim Thaçin presidenti i gazit, duke thënë se ai premtoi shumë gjëra por nuk u bënë.

“Kosova me këtë koalicion nuk po arrin ta shtrijë sovranitetin as deri në Mitrovicë. Nga të gjitha këto premtime, ky koalicion i nisur në vitin 2007 ka mbajtur vetëm një premtim, negociatat me Serbinë”, ka thënë Kadaj-Bujupi, transmeton Telegrafi.

Mirëpo nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti nuk e lejoi ta përfundojë fjalën e saj pasi që ia ndaloi mikrofonin, duke i thënë që ta respektojë kohën si gjithë deputetët e tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version