Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi është shprehur se asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk është duke dhënë llogari për largimin e 300 punëtorëve nga puna në KEDS.
Sipas saj, premtimet e ish kryeministrit Hashim Thaçi, dhe ish ministrit të zhvillimit ekonomik Besim Beqaj kur morën vendimin për privatizimin e KEK-ut, ishin se punëtorët nuk do të largohen nga puna, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Kryetari i kuvendit mori pyetje një deputete e lëshoj seancën dhe shkoj me ba fushatë. Ministrat mungojnë. Pyetja ime ishte për përgjegjësinë dhe llogaridhënie dhe vendimin padrejtë, për vitin 2012 kontrata për shitjen e distribucionin e KEK-ut, u premtua se nuk do të ketë largim të punëtorëve që u pat bërë nga ministri Beqaj dhe Hashim Thaçi. Jo që nuk u investuan 300 milionë por u larguan 300 punëtorë me kontrata të përhershme”, tha Kadaj-Bujupi.
Ajo ka kritikuar largimin e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli nga seanca, duke thënë se nëse ai nuk mund të qëndroj në seancë, atëherë le të shkojmë në zgjedhje të reja. /Telegrafi/