Telegrafi

Kadaj-Bujupi kërkon nga deputetët ta përkrahin vendimin e Haradinajt për taksën ndaj produkteve serbe

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, reagoi ndaj deputetëve të cilët nuk treguan përkrahje ndaj vendimit të Qeverisë Haradinaj për taksën e produkteve serbe.

Kadaj-Bujupi ka thënë se me vendimin e Qeverisë së Kosovës, Serbia ka marrë përgjigjen e duhur.

Ajo po ashtu ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të dal me një përkrahje ndaj këtij vendimi.

“Për herë të parë në politikën e jashtme Kosova nuk ka mungesë inferioriteti. Ky vendim është dashur të merret shumë vite më herët, por s’ka pas nga kush. Me vendimin e djeshëm, Serbia ka marr përgjigjen e duhur. Ky vendim do duhej që ta kishte përkrahjen e politikës së brendshme. Kuvendi duhet ta përkrah këtë vendim për taksën ndaj Serbisë për produktet serbe 100 për qind. Ky veprim nuk po përshëndetet, nëse deputetët e përkrahin apo jo taksën. Kjo nuk po tregohet në Kuvend”, ka thënë ajo.