Site icon Telegrafi

Kadaj-Bujupi: Ish-pushteti, përgjegjës për problemet e Kosovës

Donika Kadaj – Bujupi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se më 11 qershor, Kosova do përjetojë ndryshimin e vërtetë me daljen fitues të këtij subjekti partiak.

Në tubimin elektoral të mbajtur në Viti, Kadaj – Bujupi, duke iu referuar qeverisë së mandatit tashmë të kaluar, do t’i jepet fund pasi ata janë përgjegjësit kryesor për problemet e mëdha të Kosovës.

”Atyre që tani më janë ish-pushteti, do t’i japim fund. Sepse ata janë përgjegjësit për të gjitha problemet më të mëdha që i kanë shkaktuar Kosovës”.

”Ata u munduan që përmes Zajednicës ta kthejnë Serbinë në Kosovës. E përmes Demarkacionit të falin tokën e Kosovës”.

”Ne iu themi atyre, jeni të humbur jeni humbës, sepse dita 11 qershorit do të jap fund marrëveshjeve tuaja, pazareve tuaja”, tha Kadaj Bujupi, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version