Site icon Telegrafi

Kadaj- Bujupi e quan Mustafën shërbëtor të klanit pronto, thotë se sot fitoi e vërteta

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se sot fitoi e vërteta, duke theksuar se ! Shpejtim Bulliqi dhe ekspertët e tjerë dhanë mjaft që dëshmojnë se kauza e tyre ishte e drejtë.

Këto komente Kadaj- Bujupi i bëri përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka shtuar se nuk e japin territorin me asnjë kusht.

Postimi i plotë:

Sot fitoi e vërteta! Shpejtim Bulliqi dhe ekspertët e tjerë dhanë mjaft fakte të shkruara, vizuele, dokumente, harta e fakte të tjera, që dëshmojnë edhe njëherë se kauza jonë ishte e drejtë. Por, klani Pronto dhe shërbëtori i tyre, Isa Mustafa, nuk i duan faktet. Në pamundësi të ia mbyllin gojën, u përkujdesën që të kishte reduktime në gjysmën e vendit sepse nuk duan që qytetarët ta kuptojnë të vërteten. Por, të vërteten nuk e zhduk dot askush. Nuk e japi territorin me asnjë kusht!

Exit mobile version