Telegrafi

Kadaj-Bujupi: AAK kurrë më e fortë, jemi të gatshëm për zgjedhje

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se partia e saj kurrë s’ka qenë në pozicion më të fortë në aspektin elektoral dhe se nuk është kundër zgjedhjeve.

Ajo, duke folur në RTK, i ka quajtur të pabazuara deklarimet e opozitës që sulmojnë punën e Qeverisë, pasi që, sipas saj, Qeveria Haradinaj po merr vendime të rëndësishme,

Bojkotin e opozitës për projekligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, rezolutën për shtesat e fëmijeve, Kadaj-Bujupi e ka quajtur absurd opozitar.

Sipas saj, Kuvendi nuk është i bllokuar, por tha se opozita po e proklamon këtë duke kërkuar zgjedhje.