Telegrafi

Kada-Bujupi: U dëshmua se Vuçiqi merr vendimet për Isen e Hashimin

Dy partitë opozitare në Kuvendi e Kosovës Vendvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për tërheqjen nga projektligji i cili Trepçën e shndërron në aset shtetëror. Sipas tyre kjo është bërë për shkak të presionit të Serbisë.

Shefi i Grupit parlamentar të Vendvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se anulimi i plotësimit të projektligjit për shendimin e Trepçës është bërë për shkak të kërkesë së qeverisë së Serbisë dhe presionit të saj edhe nëpërmjet të ministrave në Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se përmes këtij projektligji do ti hapte rruga për investime në Trepçë. “E tëra u anulua me pretendime të Serbisë, se Trepça i takon Qeverisë së Serbisë e jo asaj të Kosovës “, tha Ymeri.
Ai ka kritikuar kryeministrin Mustafa, se po i pranon borxhet ndaj Trepçës pa i shqyrtuar gjykata. “Lëvizja Vetëvendosje LVV te të shndërrohet në ndërmarrje publike dhe ti merr detyrimet q ë janë pas shqyrtimit të gjykatës”, tha ai.

Ndërkaq Donika Kadaj – Bujupi nga AAK-ja ka theksuar se sot u dëshmua se Vuçiqi merr vendimet për Hashimin dhe Isen.

Sipas saj, çfarë do përpjekje tjetër që nuk e kthen Trepçën ë aset shtetëror, deputet e AAK-së nuk do ta votojnë

“Trepça përtej të gjithave përtej një aseti të zhvillimit ekonomik është një simbol i rezistencës”, tha Donika Kadaj – Bujupi. /Telegrafi/