Këtyre ditëve Rovena Dilo, ka dalë me këngën më të re, ‘Kaçurrelat’ , e cila menjëherë ka rrëmbyer zemrat e adhuruesve të këngës së lehtë!
Gjerdanit të këngëve të saja, si, ‘Për një çast me ndali zemra’, ‘Në Shkodër të vish’, iu shtua edhe ‘Kaçurrelja’, që dëshmon se Rovena Dilo del përpara dëgjuesve, siç thuhet, ‘rrallë e për mallë’!
Vërtetë na kishte marrë malli për zërin e Rovenës dhe ja ku e keni ‘Kaçurrelen’ Rovena.
Për Rovena Dilon është shkruar mjaft, por kësaj radhe po e shpalos për herë të parë këtë detaj. Ishte viti 2002, kur u gjenda në lokalin e saj, meqë ishim marrë vesh për një intervistë televizive. Derisa po bisedoja me disa miq , me thanë se po bëje mirë që po e intervistoje, sepse Rovena, përveç që është artiste, është edhe patriote kuptimplote.
Dëgjova se Rovena, në një koncert publik, kishte bërë thirrje që të rinjtë e Tiranës, “t’i bashkëngjiteshin” luftës çlirimtare të Kosovës (1998/99)!
Kur ia thashë këtë detaj, Rovena me qeshjen karakteristike të saj, vetëm ma ktheu, “Shaqa nuk bëra asgjë të madhe, vetëm kreva një obligim për kombin tim”. Aty, kuptova se intelektuali/artisti, përveç që duhet të jetë intelektual, duhet të jetë edhe guximtar.
E kisha uruar Rovenën dhe e kisha kultivuar një miqësi e respekt për të, edhe për këtë! /Sh.Foniqi