Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të projekteve që kanë së fundi para publikut shqiptar.
West Side Family si dhe këngëtarja, Eranda Libohova kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell një videoklip të ri.
“Marinela” titullohet projekti i ri i tyre, të cilën e kanë shoqëruar me një video të veçantë.
Bëhet fjalë për një këngë ritmike, i cili i dedikohet një bukurosheje me kaçurrele, e cila i mori “mendjen” djemve.
Tekstin e shkruar Alban Kondi, ku ky i fundit në bashkëpunim me Elgit Dodën kanë bërë edhe muzikën.
Ndryshe, artistët do të publikojnë ndaras edhe video projekte të tjera dhe do të mbajnë koncerte të ndryshme. /Telegrafi/