Telegrafi

Kaçurrelja e serialit “O sa mirë” me poza provokuese në “Duplex” (Foto)

Arta Elezaj është aktorja më e re e serialit “O sa mirë”, e cila do të luajë rolin e mbesës së Hakiut, “Xhakarta”.

Ajo është juriste dhe modele që tashmë ka nisur të pëlqehet edhe prej publikut me freskinë që ka sjell në këtë krijimtari artistike.

 

Klinasja posedon linja trupore që ia kanë zili shumë femra dhe për këtë është e vetëdijshme Elezaj.

Dhe këtë e shfrytëzon duke pozuar para aparateve fotografike gjersa ekspozon pjesë të trupit ndërsa ka të veshur një fustan transparent.

Bukuroshja ka publikuar një video në llogarinë personale teksa merr poza në ambientet e klubit “Duplex”.

Ndryshe, gjatë një prononcimi të ditëve të mëhershme për Telegrafin, Elezaj ka pohuar se është e kënaqur me mikpritjen në serial.

Theksojmë se seriali do të sjell edhe personazhe të reja në sezonin e ri, i cili tashmë ka nisur të shfaqet në televizionet kosovare. /Telegrafi/