Telegrafi

Kaçurrelat. E rëndësishme është t’i vësh në lëvizje

Nëse vendos të zgjedhësh këtë lloj prerje mjafton të lehtësosh masën dhe t’i bësh rricat më të butë dhe elastikë. Shumë e rëndësishme në këtë rast është padyshim "përkulja" e flokut.
Pas larjes thaji mirë flokët dhe masazhoji në gjatësinë e tyre me një balsam kundër djegies. Rrotulloni bigodinat në flokët e shpërlara dhe të lyera me shkumë.

Si vihen? Merr-një tufë floku 3-4 cm dhe vendose bigodinën e parë që nga mesi i flokëve deri tek rrënjët. Pastaj vendosni bigodinën e dytë që nga maja deri në lartësinë e bigodinës së parë. Nëse do një kohëzgjatje më të madhe mbuloji me një copë. Thaji me tharëse me shpejtësi mesatare dhe hiqi bigodinat. Krihi vetëm me gishta e nëse do një volum ekstra ule kokën poshtë dhe krihi flokët me një krehër me dhëmbëza të rralla. /Telegrafi/