Me këtë recetë do të arrini në çast efektin e kaçurrelave me ujë të detit
Flokët e valëzuara janë të përsosura kur është kohë e bukur. Duken valëvitëse, mirëpo me ndonjë veshje verore ky stil flokësh është ai i vërteti, transmeton Telegrafi.
Me siguri keni vërejtur që kur dilni nga deti, tallazet janë posaçërisht bukur të formuara. Pikërisht kripa e detit është ajo që e bën këtë efekt.
Kripa e detit flokët i bën më të fortë dhe u jep vëllim dhe teksturë. Për shkak të kripës, tallazet qëndrojnë më gjatë dhe janë më të forta. Ky sprej do t’ju japë pikërisht efektin e tillë në flokë.
Ju nevojiten:
– vaj kokosi,
– xhel aloe vere,
– kripë deti,
– ujë i vluar.
Përgatitja:
Është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. E gjitha që duhet të bëni është që në ujë të shtoni një nga një përbërësit, pastaj t’i tundni mirë – dhe spreji është i gatshëm për përdorim.
Qiteni në flokë dhe pastaj zhubravitni flokët me dorë, në mënyrë që t’u jepni formë tallazesh.
/Telegrafi/