Telegrafi

Kacin: Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovë për të mirën e saj

Slloveni Kacin, raportin e të cilit, javën e kaluar, e ka miratuar edhe PE-ja ka thënë për versionin elektronik të gazetës austriake “Der Standard” se, që nga koha e Slobodan Millosheviqit, Kosova ka qenë e ndarë nga Serbia.

Në vërejtjen se Serbia ende e konsideron Kosovën si pjesë të saj, Kacin, ka thënë se kjo është e saktë “vetëm se Kosova de facto, që nga vitit 1999, nuk është pjesë e Serbisë, dhe ky është fundi i tregimit”.

“Kur Slobodan Millosheviq ia hoqi autonominë Kosovës, në esencë Kosovën e ka ndarë nga Serbia. Ky ka qenë një vendim politik pasojat e së cilës duhet t’i pranojë Serbia”, ka thënë Kacin.