Site icon Telegrafi

Kaçes i kërkohet të largohet prej PAOK-ut

Ergys Kaçe është duke i kaluar momentet e tij të fundit në skuadrën greke PAOK.

Mediat greke kanë shkruar se mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë gati valixhet dhe është në pritje për ta konfirmuar skuadrën e tij të re.

Shkak është bërë sjellja e shqiptarit që sipas mediave greke ka ngjallur reagimin e presidentit, Ivan Savvides, i cili kërkon që t’i japë fund telenovelës së bisedimeve për rinoviomin, duke firmosur largimin e tij nga Selaniku, transmeton lapsi.al.

Gjithsesi, “Sportdog.gr” thekson se PAOK synon të përfitojë sa më shumë nga largimi i Kaçes, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2017.

E ardhmja e mesfushorit shtatshkurtër të Kombëtares pritet të vendoset pas kampionatit evropian, pasi klubi grek shpreson në një shkëlqim të Kaçës për të kërkuar sa më shumë.

Exit mobile version