Telegrafi

Kaçe në kërkim të skuadrës së re, por pasaporta e Shqipërisë i nxjerr probleme

Ergys Kaçe e mbyll para kohe aventurën e tij në Çeki me kampionët e Viktoria Plzen, ndërsa tani ndodhet në Greqi.

Mediat greke raportojnë për interesimin e Iraklisit për të, por rregullorja bëhet pengesë për huazimin e mesfushorit në muajin janar.

Në Greqi lejohet  huazimi i lojtarëve grek nën moshën 24-vjeç, por korçari me pasaportë shqiptare nuk llogaritet si grek, ndaj duhet parë ndonjë pistë tjetër për huazimin tij.

Ai duhet të mendojë që të gjejë vend te PAOK-u për tu kthyer përsëri në kombëtare.

Kaçe nuk ka marrëdhënie të mira me përzgjedhësin De Biasi.