Telegrafi

Kaçavidë, bisturi e thika, mjekët i nxjerrin 33-vjeçarit nga India 33 objekte nga barku

Mjekët kanë arritur t’ia largojnë nga barku një burri nga India, 33 objekte të ndryshme përfshirë këtu bisturi dhe thika.

Yogesh Thakur, 30-vjeç, ishte pranuar në spital gjatë 14 korrikut pas dhimbjeve të mëdha që i kishte në bark, transmeton Telegrafi.

E ëma e tij, Kusma Thakur, u tha mjekëve se djali i saj “hante gjithçka që i dilte përpara”, dhe kështu ata u detyruan t’i bëjnë rëntgenografinë për të konstatuar se për çfarë bëhej fjalë.

Mirëpo, mbetën të habitur kur në bark i gjetën thika, kaçavidë, bisturi dhe objekte tjera. E dy ditë pas intervenimit kirurgjik, mjekët kanë publikuar listën e plotë të objekteve që i kanë gjetur në barkun e fermerit indian që tani po rimerr veten në spitalin e psikiatrisë. /Telegrafi/