Udhëzimet për regjistrat amë janë në kundërshtim me Kushtetutën, ka dispozita që shkelin Kushtetutën, thotë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.
Lidhur me ngritjen e lëndës me iniciativë të saj, në të cilën do të bëhet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së projektligjit, Kacarska deklaroi se lënda është ndarë në gjyqtarin njoftues.
“Rasti i është ndarë gjykatësit raportues dhe është caktuar një këshilltar i cili do të punojë për këtë rast”, tha Kacarska, me shpresë se së shpejti do të vendoset në seancë.
E pyetur nëse objekt i nismës do të jetë vetëm akti nënligjor apo pjesa e Ligjit për regjistrat amë, ajo tha se nuk e di se çfarë vendimi do të merret dhe theksoi se lënda është formuar vetëm për udhëzimet./Telegrafi/