Site icon Telegrafi

Kacarska: “Ninxha” nuk bëri marrëveshje me gjykatën për arrestimet e sotme

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska e cila e udhëheq rastin për hyrjen e dhunshme në Kuvend, pas arrestimit të sotëm të tre funksionarëve të OBRM-PDUKM-së tha se i akuzuari Aleksandar Vasilevski “Ninxha”, që pas dëshmisë së tij po udhëhiqe procedura për këtë rast, nuk ka bërë marrëveshje me gjykatën për dënim më të vogël.

“Në këtë fazë gjykata nuk mund të bëj marrëveshje me asnjë. Mundet që prokuroria të ketë bërë marrëveshje me Aleksandar Vasilevski ‘Ninxha'”, tha Kacarska e cila shtoi se nuk mund të të komentojë për arrestimet e Veljanoskit, Ristoskit dhe Janakieskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjyqtarja ceku se gjatë udhëheqjes së procedurës për 27 prillin nuk ka pasur trysni, as nga funksionarët, as nga ndonjë parti politike.

“E dinë karakterin tim dhe për këtë shkak askush nuk ka bërë përpjekje të më bëj trysni gjatë procedurës”, tha Kacarska.

Lexo po ashtu Veljanoski: Nuk ndihem fajtor për hyrjen e dhunshme në Kuvend

Kacarska gjithashtu tha se në dy javët e ardhshme do të ketë vendime nga gjykata për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/

Exit mobile version