Nuk shikoj diçka të re nga vizita e Borellit në Maqedoni. Mbi gjitha qëllimi ishte që të jepet mbështetja politika e BE-së, tha për “Top Tema” Simonida Kacarska, drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane.
Sipas saj, është e qartë se vizita në tërësi është në kontekstin e luftës në Ukrainë.
“Vëmendja iu kushtua që të shprehet zhgënjimi i opinionit në Maqedoni. Megjithatë, vlerësoj se kjo situatë krijon presion për një momentum të ri në zgjerimin e BE-së, por është një çështje tjetër nëse ka ardhur ai momentum. I kam parasysh këto mesazhe. Evropa nuk është zgjuar ende”, tha Kacarska./Telegrafi/