Site icon Telegrafi

Kacarska i kujton Jankulloskës nënat dhe shtatzënat e burgosura

Pas akuzave të bashkëshortit se Gordana Jankullovska është maltretuar në procese gjyqësore duke qenë shtatzënë, gjykatësja Dobrilla Kacarska i ka rikujtuar Jankullovskës se në kohën kur ajo ishte ministre e policisë janë arrestuar dhe burgosur nëna dhe shtatëzëna.

Me këtë rast Kacarska tha se Jankullovska që atëherë është dashur të ndryshojë ligjin dhe të mendojë për shtatzënat dhe ajo sot do ta respektonte një ndryshim të tillë.

“Dëgjuam nga i autorizuari i Jankullovskës se asnjë grua shtatzënë ose nënë nuk është gjykuar. Ajo është gënjeshtër. Kishte periudhë kur gra shtatzëna dhe nëna paraburgoseshin, madje edhe dënoheshin. Kishte mundësi Jankullovska që si anëtare e Qeverisë të ndryshojë kodin penal që shtatzënat të mos gjykohen, unë do ta respektoja atë”.

Gjykatësja Kacarska tha se gjatë gjykimit për rastin Tanku janë respektuar të gjitha procedurat dhe të drejtat ligjore, ndërsa shtoi se Jankullovska vetë asnjëherë nuk kishte treguar se është shtatzënë.

“Gjithë ajo që është theksuar në kërkesën e tyre me shkrim është absolutisht e pavërtetë. Të paktën ju përfaqësuesit e mediave ndoqën si kanë rrjedhur gjykimet. Diskutimi, gjeqësisht lënda e cila fillimisht udhëhiqej si 59/17 përfshinte aty edhe Gordana Jankullovskën. Në asnjë moment nuk tha që është shtatzënë. Në atë moment kur ajo tregoi se është shtatzënë dhe u vërtetua shtatzania në interes të saj Gjykata e ndau procedurën. Procedura duhej patjetër që përsëri të binte te këshilli i njëjtë sepse kështu e parasheh Rregullorja e gjykatës”.

Exit mobile version