Gjyqtarja Dobrila Kacarska për “Kanal77” tha se korrupsioni është gjithashtu i pranishëm edhe në gjyqësorin e vendit.
“Nëse flitet kaq shumë për korrupsion, ajo ndoshta ekziston në radhët tona. Nuk kam prova, por ende dyshoj se ka gjyqtarë që janë me të vërtetë të korruptuar.
Ne e shohim kush ku si jeton, ku shkon në pushime dhe dimëron në qendra të shtrenjta evropiane”, tha Kacarska.
Ajo theksoi se është e angazhuar fuqimisht të inspektojë pasurinë e të gjithë gjyqtarëve, por gjithashtu, siç thotë ajo, edhe anëtarët e familjeve të tyre të afërta dhe të zgjeruara./Telegrafi/