Site icon Telegrafi

Kacarska: Gjykata Kushtetuese zbaton parimet e përgjithshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Me rastin e 60 viteve të gjyqësorit kushtetues të Republikës së Serbisë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska ishte një nga folëset me fjalimin e saj në Konferencën Rajonale në Beograd, e cila në prezantimin e saj theksoi rolin e Gjykata në zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka kompetencë të vlerësojë Konventën, apo të veprojë sipas kërkesave për shkeljen e lirive dhe të drejtave të përcaktuara me Konventën, Gjykata, si interpretues i normave kushtetuese, merr parasysh vlerat themelore të rendit kushtetues, dispozitat e tjera të Kushtetutës, por edhe dokumentet përkatëse juridike ndërkombëtare, e veçanërisht parimet e përgjithshme të Konventës Evropiane dhe praktikës së Gjykatës Evropiane”, theksoi Kacarska.

Kacarksa shton se jo vetëm që zbaton parimet e përgjithshme të Konventës, Gjykata gjithashtu zbaton testin e proporcionalitetit si një mjet i Gjykatës Evropiane për të vlerësuar vlefshmërinë e kufizimeve mbi liritë dhe të drejtat kur vlerëson kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.

Nga ana tjetër, kur flitet për mbrojtjen individuale para Gjykatës Kushtetuese dhe cili është roli i saj në zbatimin e Konventës, Kacarska thekson se, Gjykata ka detyrimin të marrë parasysh praktikën e Gjykatës Evropiane kur vendos dhe ta zbatojë atë në arsyetimin e saj.

Exit mobile version