Telegrafi

Kaçanik, mbi një milion euro nga tatimi në pronë

 Ndërkaq, vartësi i tij, Xhelal Dema, menaxher i Zyrës së Përhershme të Tatimit në Pronë, ka bërë të ditur se sivjet, nga 1 janari e deri më 8 prill, janë arkëtuar më se 36 mijë euro.

Trendi i arkëtimit të mjeteve sivjet është vlerësuar premtues nga drejtori Vërbani. “Jam optimist se do ta kapërcejmë planin vjetor të arkëtimit të mjeteve nga tatimi në pronë”, është shprehur ai. Vërbani ka thënë se me buxhetin e sivjetmë komunal është paraparë arkëtimi i 167 mijë eurove nga tatimi i sipërpërmendur, raporton Qendra.info.

Sipas tij, më 30 mars është përmbyllur procesi i dorëzimit të faturave të sivjetme. Komuna e Kaçanikut sivjet ka marrë përsipër mbi vete detyrën e dorëzimit të faturave për tatim në pronë. “Nga MEF-i e kemi marrë bazën e të dhënave, ndërsa shtypjen dhe shpërndarjen e faturave e ka bërë Zyra e Përhershme e Tatimit në Pronë”, ka rikujtuar Vërbani.

Ai ka deklaruar se Komuna nuk ka qenë e kënaqur me shpërndarjen e faturave nëpërmjet postës nga MEF-i gjatë viteve 2008, 2009 dhe 2010. “Kemi pasur shumë ankesa nga tatimpaguesit për mosmarrje faturash gjatë periudhës së kaluar 3-vjeçare”, ka thënë Vërbani. /Telegrafi/