Telegrafi

Kacafytje serioze në ndeshjen LA Clippers – Houston, Harden, Paul dhe Ariza tentojnë të hyjnë në zhveshtoren e Clippers (Video)

Një kacafytje shumë serioze lindi në fund të ndeshjes mes Los Angeles Clippers dhe Houston Rockets.

Clippers e fituan takimin dhe dueli pothuajse ishte i përfunduar në atë moment kur tri minuta para fundit ish basketbollisti i Clippers, Chris Paul, u konfrontua me Blake Griffin, ish bashkëlojtarin e tij.

Dyshja shkëmbyen fjalë, kurse nga stoli ishte Austin Rivers i Clippers që po ashtu brohoriti duke nxitur edhe më tutje konfliktin.

Pas ndeshjes, ishin Chris Paul, Trevor Ariza dhe James Harden ata që shfrytëzuan një hyrje alternative (që e ka ditur Paul nga koha te Clippers) duke bërë përpjekje kështu që të hyjnë në zhveshtoren e Clippers dhe për t’u përleshur me Blake Griffinin dhe Austin Rivers, me këtë të fundit për shkak të brohoritjeve nga stoli.

Raporti konfirmohet nga ESPN, teksa thuhet se sigurimi është dashur të intervenojë për t’i larguar tri lojtarët nga dera e zhveshtores së Clippers.

Clippers fitoi falë 29 pikëve të Griffin dhe 10 kërcimeve të tij, shoqëruar nga 31 pikë të Lou Ëilliams dhe 9 asistimeve të tij.

Harden nuk ishte në këtë takim prezent në parket, por ishte në stol ku përcolli ndeshjen e skuadrës së tij, kruse Paul realizoi 19 pikë në këtë takim.

/Telegrafi/