Telegrafi

Kacafytje, përleshje dhe në fund Golden State Warriors triumfon ndaj Washington Wizards (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë. 

Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors ka dal fitues nga dueli i vështirë me Washtington Wizards në saje të rezultatit 120-117.

Dy çerekët e parë i takuan skuadrës së Wizards (67:53), por ‘luftëtarët’ nuk u dorëzuan dhe në njëzet minutshin e radhës ngritën cilësinë e lojës dhe në fund ngadhënjyen.

Por, pos rivalitetit sportiv edhe një incident e përshkroi ndeshjen, ku u kacafyten Draymond Green dhe Bradley Beal, të cilët më pas morën vërejtje prej gjyqtarit kryesor.

Te Warriors basketbollisti më i mirë në parket ishte Kevin Durant, i cili arriti të bënte ‘double-double’ falë 31 pikëve dhe 11 asistimeve. Stephen Curry dhe Klay Thompson shtuan 20 pikë, përkatësisht 18 sosh.

Në anën tjetër te magjistarët më i miri ishte Otto Porter Jr., që realizoi ‘double-double’ me 29 pikë dhe dhjetë kërcime. Gjithashtu edhe John Wall ishte fantastik me ‘double-double’ prej 20 pikëve dhe 14 asistimeve.

Ndryshe, Golden State ka bilanc prej katër fitoreve dhje dy humbjeve ndërsa për Wizards ishte humbja e parë kundrejt pesë fitoreve. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 93-109 Houston

Orlando 114-87 San Antonio

Atlanta 100-105 Denver

New York 107-86 Brooklyn Nets

Minnesota – 119-116 Oklahoma City

L.A. Lakers 92-101 Toronto