Toronto Raptors ka shënuar edhe fitoren e tretë kundër Milwaukee Bucks me rezultat 118-93.
Por, takimin e përshkroi një incident mes dy basketbollistëve të ekipeve kundërshtare.
Qendra e Torontos, Jonas Valanciunas bllokoi basketbollistin e Bucks, Greg Monroe, i cili më pas u rrëzua në dysheme, transmeton Telegrafi.
Kjo e bëri që basketbollisti i Milwaukee të ngritët në këmbë dhe të qëroj hesapet me kundërshtarin e Raptors.
Fatmirësisht, përveç kacafytjes nuk eskaloi situata pasi që intervenuan lojtarët e të dyja ekipeve repsektive.
Ndryshe, Toronto ka marrë epërsinë e serisë së fitoreve të “Play’Off” në NBA. /Telegrafi/