Një dyqan turk në lagjen Korfez të Kocaelit ka pasur sot hapjen solemne, e cila gjë shkaktoi një rrëmujë të madhe.
Një dyqan qilimash njoftoi se 100 personat e parë që do të vijnë për hapjen solemne do të marrin tepihë falas.
Njerëzit që morën lajmin krijuan një turmë para dyqanit në lagjen “Tütünçiftlik Mahallesi”, raporton t24.
Pas pak erdhi minibusi me tepihët që do të shpërndaheshin për qytetarët.
Shumë njerëz që donin të merrnin një të tillë falas, nxituan drejt minibusit dhe shkaktuan probleme.
Nga dera e pasme e minibusit u hodhën tepihët pasi që pronarët kishin vështirësi të vendosnin njerëzit në radhë.
Qytetarët luftuan mes tyre për të marrë tepihë duke shkaktuar rrëmujë gjersa disa edhe u fjalosen mes vete.
Ndryshe, Turqia është një ndër shtetet me inflacionin më të madh në botë dhe me zhvlerësimin më të madh të monedhës kombëtare. /Telegrafi/