Mbrëmë është ndërprerë ndeshja basketbollistike në Ligën Ballkanike mes Pejës dhe Trepçës shkaku i problemeve të shkaktuara prej anës së tifozëve në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.
Por, problemet ka pasur edhe në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Në fakt, takimi mes Boston Celtics dhe Washington Wizards ka marrë një kthesë të papritur në minutat e fundit të takimit, transmeton Telegrafi.
Ylli i Wizards, John Wall i ka dhënë një shuplakë basketbollistit të Celtics, Jaea Crowder, me ç’rast edhe filloi një kacafytje mes lojtarëve të dyja ekipeve.
Ndryshe, Bostoni triumfoi me rezultat 117:108 ndaj Washingtonit. /Telegrafi/