Nijazi Kuqi ka kaluar një javë jo të mirë në elitën e futbollit finlandez.
Sulmuesi kosovar me pasaportë finlandeze ka qenë titullar në humbjen e skuadrës së tij Vantaa ndaj Helsinkit me rezultat 2-0.
Por në minutën e 70-të, vushtrriasin e kanë tradhtuar nervat dhe është kacafytur me kundërshtarët e tij.
Kuqi qëlloi me kokë njërin nga lojtarët mysafir ndërsa tjetrin e shtyu duke e përplasur për tokë dhe u ndëshkua me të kuq.
Tani 33-vjeçarin e pret një dënim i rëndë nga federata e futbollit të Finlandës. /Telegrafi/