Telegrafi

Kabul, 31 të vdekur nga shpërthimi i një kamikazi në një autobus

Kamikazi ishte veshur me një uniforme ushtarake dhe ka aktivizuar ngarkesën e eksplozivit menjëherë kur një grup oficerësh dhe ushtarësh hipën në bordin e autobusit.

Nga viktimat të paktën 27 janë ushtarakë dhe 4 të tjerët thuhet se janë civilë.

Mbi 20 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi. Akti vlerësohet si një ndër sulmet më të rënda që prej hyrjes së forcave amerikane në Afganistan në vitin 2001.

Njoftimet nga Kabuli përshkruajnë një skenë makabre në vendin e shpërthimit. Gjak dhe gjymtyrë njerëzish janë përhapur përqark autobusit të shkatërruar.

Në qershor të këtij viti, 25 persona u vranë në një sulm të ngjashëm me bombë në një autobus policie në Kabul.