Telegrafi

Kabllot elektrike u kalojnë nëpër shtëpitë e sapondërtuara

Pikërisht kjo u ka ndodhur disa banorëve në Xingdeng të Kinës, të cilët kanë dhënë tokën dhe kanë paguar para, për shtëpitë e reja.

Por, me të hyrë në shtëpi, ata kanë gjetur kabllot e trashë të rrymës, që kalojnë përmes shtëpisë së tyre.

Kjo ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes së ndërtuesve të shtëpive dhe kompanisë që furnizon me rrymë.

Ata janë ankuar për këtë problem në muajin prill, por asgjë nuk është ndërmarrë deri tani.

Shkaku i planifikimit të dobët, kabllot kalojnë përmes kompleksit të banimit, që është destinuar për banimin e dhjetëra familjeve. /Telegrafi/