Telegrafi

Kabineti i zvogëluar i Mustafës, ja cilat ministri do të shuhen (Video)

Kabineti i kryeministrit, Isa Mustafa, nga 19 ministri sa ka aktualisht po paralajmërohet se do të zvogëlohen në numër.

Tribuna Channel merr vesh se është disktuar që disa nga ministritë ekzistuese mund të funksionojnë edhe si dikastere të veçanta, në kuadër të disa ministrive të tjera.

Ndër këto ministri është diskutuar që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të shkrihet dhe të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ministria e Integrimeve Evropiane, është diskutuar të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme sikurse edhe ajo e Diasporës.

Ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në atë të Infrastrukturës.