Telegrafi

Kabineti qeveritar në Zelandë të Re, mbështet ndryshimin e ligjit për armët pas sulmit terrorist

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se kabineti i saj ka mbështetur në parim ndryshimin e ligjit për armët.

Kjo pas sulmit terrorist të ditëve më parë në dy xhami ku mbetën të vrarë 50 persona dhe shumë të tjerë pësuan lëndime, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sulmuesi ka qenë 28 vjeçari australian me identitet, Brad Tarrant.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmit në Zelandë të Re

Policia ka thënë se ai përdori armë të stilit ushtarak që kanë qenë të modifikuara në atë formë që të jenë më vdekjeprurëse gjatë kryerjes së sulmeve.

Zhvillimet e së premtes ngjallën reagime për reforma në ligjet për përdorimin e armëve, ku vet Ardern tha se kjo shpejt do të ndodhë.

Detajet për këto reforma gjatë një konference për media ajo ka thënë se do të jepen më 25 mars.