Ish ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni sot është emëruar kryeministër i Qeverisë, pesë ditë pas dorëheqjes së kryeministrit, Matteo Renzit.
Në një takim të zhvilluar sot me Presidentin, Sergio Mattarella, Paolo Gentiloni paraqiti listën e ministrave. Gjithsej janë 18 ministra, nga të cilët pesë pa portofol. Kabineti qeveritar:
Kryeministër: Paolo Gentiloni
Zëvendëskryeministre: Maria Eelena Boschi
Ministrat pa portofol
Anna Finocchiaro: Marrëdhëniet me Parlamentin
Marianna Madia: Administrim Publik
Enrico Costa: Çështjet Rajonale
Claudio De Vincenti: Kohezioni Territorial dhe Jugu Italisë
Luca Lotti: Sport me delegim mbi botimet dhe CIPE (Komiteti Ndërministror për Planifikimin Ekonomik)
Ministrat me portofol
Angelino Alfano: Punët e Jashtme
Marco Minniti: Punët e Brendshme
Andrea Orlando: Drejtësi
Roberta Pinotti: Mbrojtje
Pier Carlo Padoan: Ekonomi
Carlo Calenda: Zhvillim Ekonomik
Maurizio Martina: Bujqësi
Gianluca Galletti: Mjedis
Graziano Delrio: Infrastrukturë
Beatrice Lorenzin: Shëndetësi
Dario Franceschini: Kulturë
Valeria Fedeli: Arsim
Giuliano Poletti: Punë