Site icon Telegrafi

Kabineti i Pendarovskit: Po realizohet angazhimi i Presidentit për përjashtimin e abolimit nga sistemi juridik

Lidhur me propozimin e Ligjit për falje, në përgatitjen e të cilit është i përfshirë edhe përfaqësuesi i Presidentit, më në fund po realizohet edhe përkushtimi i presidentit Pendarovski që abolimi të përjashtohet nga sistemi jonë juridik, gjegjësisht të pamundësohet e drejta e Presidentit të shtetit për faljen e personave për të cilët janë në hetim apo procedura gjyqësore, ndërsa nuk kanë aktgjykim të formës së prerë, thuhet në njoftimin e kabinetit të Presidentit të RMV-së.

Në këtë mënyrë, thonë nga atje, do të mundësohet që gjykatat penale ta përmbushin plotësisht funksionin e tyre themelore, që është përcaktimi i fajësisë së të akuzuarve dhe dënimi i autorëve fajtorë për krimet në procedurën përkatëse.

“Në atë mënyrë, ai kontribuon në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në përgjithësi, funksionimin e sistemit të ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Exit mobile version