Telegrafi

Kabineti i Ivanov: Deri më tani nuk ka asnjë kërkesë për anulim të faljeve

Deri më tani nuk ka arritur asnjë kërkesë për shlyerje të faljes nga personat të cilëve iu abroguan faljet me vendimin e ri të presidentit, vërtetojnë nga Kabineti i presidentit Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe sot presidenti Ivanov i ka ftuar të gjithë të cilët nuk dëshirojnë të falen, të dorëzojnë kërkesë për anulim të vendimeve që kanë të bëjnë me to.

“Anulimi i vendimeve për falje kishte të bëjë me politikanët që ishin të përfshirë me faljen. Ligji u mundëson të gjithë personave tjerë të bëjnë kërkesë, në përputhje me deklaratat e tyre të mëparshme se janë të gatshëm për një gjë të tillë. Unë akoma jam në pritje të kërkesave të tyre”, ka deklaruar presidenti Ivanov.

Në pajtim me ndryshimet e reja të Ligjit për falje, personat e falur nga presidenti kanë mundësi të bëjnë kërkesë individuale për anulim të faljeve të tyre, pas së cilës, presidenti ka afat prej 30 ditësh të veprojë sipas kërkesës së tyre.

Nga tridhjetë e tre personat që nuk u përfshin nga vendimi i presidentit Ivanov për anulimin e faljes, asnjëri akoma nuk ka dërguar kërkesë për anulim të faljes deri te Kabineti i presidentit./Telegrafi/