Kabineti gjerman dha mbështetjen e tij të mërkurën për një mandat të rinovuar nëntë-mujor për misionin e tij ushtarak në Irak.
Si më parë, mandati parashikon maksimumin prej 500 personel në vend, këtë herë deri më 31 tetor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një pjesë e misionit të ushtarëve gjermanë në Irak po kontribuon në luftën kundër milicisë terroriste Shteti Islamik.
Sipas ministres së Jashtme, Annalena Baerbock dhe ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht, Bundeswehr do të ofrojë “furnizimin ajror, transportin ajror, mbikëqyrjen ajrore dhe aftësitë e ndërgjegjësimit të situatës, si dhe stafin”.
Ndërsa sipas mandatit të ri, Gjermania i jep fund zyrtarisht statusit të Sirisë si një vend i operacioneve ushtarake pasi operacionet e forcave ajrore përfunduan atje në mars të vitit 2020. Një bazë furnizimi mbetet funksionale në Jordani.
Mandati duhet ende të miratohet në një votim në parlament. /Telegrafi/