Telegrafi

Kabinet i Pendarovski i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të hetojë për akuzat për konflikt interesash në Agjencinë për zbulim

Kabinet i kryetarit Pendarovski sot pas akuzave nga ana e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM për konflikt interesash nga ana e drejtorit të Agjencisë për zbulim, Erold Musliu kërkon nga Komisioni Anti-korrupsion menjëherë të kontrollojë këto akuza.

Nga kabinet i Pendarovskin thonë se publikimi i spekulimeve jo të vërtetuara mund ta prishin imazhin e shërbimeve të sigurisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket konferencës për shtyp të partisë politike OBRM-PDUKM ku theksohet konflikti i interesave nga ana e drejtorit të Agjencisë për zbulim, Erold Musliu për vendimet kadrovike në agjenci, Kabinet i kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut bën thirrje Komisionit Anti-korrupsion të hetojë këto akuza”, thonë nga kabinet i kryetarit.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Musliu për ndihmës të tij ka angazhuar një person nga një organizatë joqeveritare (Video)

Ata shtojnë se se nuk duhet të prishet imazhi i shërbimeve të sigurisë posaçërisht në kohën kur vendet aleate të NATO-s po ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO./Telegrafi/